22:26 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / MSH

Pamje nga vendi ku ndodhi vetaksidenti me fatalitet në Podujevë

Një vetaksident i ndodhur sonte në Podujevë ka përfunduar me fatalitet për dy persona.

Një tjetër ka marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e përplasjes.

Burimet pohjonë se viktimat e këtij aksidenti janë dy anëtarë të familjes Boshnjaku.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se bëhet fjalë për vetaksident, të ndodhur rreth orës 20:30 mes fshatrave Shajkovc dhe Sfeqël.

“Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Dy nga personat e lënduar nuk kanë arritur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur” tha Ahmeti.

Teksa njësitet hetimore po merren me zbardhjen e rastit, Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.