Pamje nga vendi i djegies së banesës, në “Ulpianë”, ka të lënduar
Të premten në mëngjes ka shpërthyer një bombolë gazi në një ndërtesë në “Ulpianë”, saktësisht në rrugën “Zija Shemsiu”.
Indeksonline mëson se një person është lënduar, i cili ka djegie lëkure.
Dyshohet se ky zjarr është shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi,
Ai është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Indeksonline.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë policia dhe zjarrëfikësit.
Indeksonline ju sjell foto më poshtë nga vendi i ngjarjes.



