08:14 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pamje nga vendi ku u gjet e zhdukura, Remzije Mustafa

E zhdukur 8 ditë më parë, Remzije Mustafa është gjetur mbrëmë. 59-vjeçarja është gjetur sonte në një shtëpi të pabanuar.
Në kërkim të kësaj qytetareje të kryeqytetit përveç familjarëve, ishin vënë edhe policia dhe qytetarë vullnetarë.

Remzije Mustafa është gjetur sonte e gjallë, në Prishtinë, në rr. “Sali Nivica”. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, e cila ka konfirmuar gjetjen e 59-vjeçares. Po ashtu, edhe një autoambulancë është parë në vendin e ngjarjes.

Remzije Mustafa i është bashkuar familjes.