75 Mall Live Search
20:42 / E Diele, 14 Korrik 2024 / FR

Pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë i Regjep Krasniqi në bjeshkët e Junikut

Gjatë ditës së sotme është raportuar se një përson është gjetur pa shenja jete në bjeshkët e Junikut, ku dyshohet që kishte dalur për të mbledhur çaj mali.

‘Indeksonline’ ka mësuar se bëhet fjalë për 70-vjeçarin, Rexhep Krasniqi nga Juniku.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, ka njoftuar se ka pranuar thirrje për një rast të zhdukjes mbrëmjen e së shtunës, ku në agimin e diellit është mundësuar edhe lëvizja në terrenin shkëmbor, ku shpejt është lokalizuar trupi i pajëtë.

Sipas ShKShMK-së, , i ndjeri dyshohet se duke mbledhur çaj mali, ka rrëshqitur në greminë në vendin e quajtur “Kërshi i Jedovës” duke marrë lëndime vdekjeprurëse.

Në lidhje me këtë ëshët deklaruar edhe Policia e Kosovës, ku bëri të ditur se pas disa orë kërkimesh, trupi i pajetë i viktimës është gjetur sot rreth orës 6:00 të mëngjesit.

“Rasti është lajmëruar mbrëmë në orët e vona nga familjarët se ai kishte dalur edhe nuk ishte kthyer. Menjëherë kërkimi ka nisur nga ekipet e kërkim-shpëtimit, gjegjësisht policia dhe shoqatat që merren me këtë. Pas disa orë kërkimesh, trupi i pajetë i viktimës është gjetur sot rreth orës 6:00 të mëngjesit”, ka thënë Fadil Gashi zëdhëndes polici për rajonin e Pejës./Indeksonline/