75 Mall Live Search
14:48 / E Shtunë, 05 Janar 2019 / indeksADMonline

Pamje nga vendi ku u plaçkit pompa e benzinës në Podujevë, grabitësit rrezikojnë 7-12 vite burg

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën “Brigada” të Podujevës tek  Pompa e benzinës “Apolonia”.

Indeksonline mëson se dy personat ia mësynë kësaj pompe të benzinës në ora 4 të mëngjesit.

Të dyshuarit morën nga arka e këtij biznesi rreth 300 euro dhe disa pako cigare.

Vlen të theksohet se dukuritë e grabitjeve janë shpeshtuar në vendin tonë. Mirëpo, sanksionimi me ligj do t’ju kushtojë këtyre hajnave.

Sipas ligjeve të Republikës, dënimet për vjedhje të tilla shkojnë nga 7 deri 12 vjet.