Pamje nga vendi ku u plagos një i mitur në Pejë

IndeksOnline raportoi para pak minutash për një plagosje në Vitomiricë të Pejës.
Burime të sigurta për IndeksOnline kanë konfirmuar se i plagosur ka mbetur një i mitur.
Bëhet fjalë për V.Hoti, 17 vjecar.

Me të marrë informatën, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rastit.
Po ashtu, bëhet e ditur se një person ka përfunduar në pranga për këtë rast.
IndeksOnline ju sjell ngjarje nga vendi i ngjarjes.