Pamje nga vendi/ Policia rrethon stacionin – pati të shtëna me armë zjarri

IndeksOnline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në rrugën “George Bush”, në Prishtinë.
Policia e Kosovës për IndeksOnline kanë konfirmuar se një 33 vjeçar është arrestuar pasi ka gjuajtur me armë zjarri drejt një personi.

Sipas tyre, një person ka marrë lëndime trupore.

Zëdhënësja e PK-së, Flora Ahemti tha se është sekuestruar edhe arma e përdorur.

“Sot rreth orës 21:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “George Bush”, në Prishtinë
Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat menjëherë kanë arritë të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar.
Personit të dyshuar

I.I, mashkull 33 vjeç, i është gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga arma e zjarrit.
Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha ajo./IndeksOnline/




