75 Mall Live Search
17:35 / E Diele, 19 Qershor 2022 / AR

Pamje nga vetaksidenti ku vdiq një person në rrugën Gjilan-Prishtinë

Indeksonline pak më parë raportoi për një aksident me fatalitet në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Policia ka njoftuar se nga hetimet e para bëhet fjalë për vetaksident ku i involvuar është një kamion për transport të druve, i cili ka dalë nga rruga për shkaqe tani të panjohura.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, një 45-vjeçar, ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: