12:46 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pamje nga vetaksidenti në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit

Numri i aksidenteve në vendin vazhdon të jetë shqetësues.

Vetëm brenda 24-orëve të fundit kanë ndodhur 46 të tilla, derisa sot një veturë përfundoi jashtë rrugës në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit.

Indeksonline ju sjell pamje, e që bëhet fjalë për një vetaksident.

“Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje si edhe është njoftuar ekipi mjekësor”, ka thënë për Indeksonline, Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës u apelon qytetarëve që të kenë kujdes më të shtuar në trafik, tani në këto kushte atmosferike me reshje./Indeksonline/