11:49 / E Martë, 30 Maj 2023 / L K

Pamje nga Zveqani, KFOR-i në detyrë

Në komunën e Zveqanit është duke u zhvilluar ende protesta nga qytetarët serbë, por kësaj radhe më shumë pak protestues, deri 20-30 persona.

Kujtojmë se kryetari i kësaj komune, Ilir Peci nuk po gjendet aktualisht në zyrën qendrore në komunë, por është duke e ushtruar detyrën e tij nga fshati Kelmend.

Peci ka theksuar se ka dëgjuar këshillat e ndërkombëtarëve, transmeton IndeksOnline.

Ekipi i IndeksOnline po qëndron në veri dhe do të ju mbajë të informuar.