20:37 / E Hënë, 04 Maj 2020 / indeksADMonline

Pamje/Një grup i ri, duke pritur për t’u karantinuar në konvikte

Kosova dje u trondit nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku një 26 vjeçar në rrethana ende të panjohura kërceu nga kati i 5-të i konviktit numër 7, i cili s’arriti t’u shpëtojë plagëve, duke ndërruar jetë në QKUK.

Që nga dje ka pasur polemika dhe reagime të shumta në lidhje me karantinën, transmeton Indeksonline.

Në këto momente 20:20 disa persona të tjerë të ardhur nga jashtë vendit, po presin për t’u karantinuar në konvikte.

Indeksonline mëson se të njëjtit kanë ardhur nga Bullgaria.

Ndërsa, ata shihen duke mbajtur distancën dhe njësitet e policisë duke mbajtur nën kontroll sigurinë dhe situatën./Indeksonline