75 Mall Live Search
22:25 / E Premte, 06 Gusht 2021 / OSH

Pamje: Një udhëtar rrah punonjësin në aeroportin “Adem Jashari”

IndeksOnline ka raportuar gjatë ditës së sotme për fluksin e madh të udhëtarëve në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Aty ishte krijuar edhe tollovi për shkak të disa vonesave të fluturimeve.

IndeksOnline ka siguruar pamje në hollin e aeroportit ku nëj udhëtar gjatë pritjes ka sulmuar një punonjës të aeroportit.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, e cila e dënoj këtë akt.

“Denojme aktin e ulte te sulmit fizik ndaj punonjesit te ANP ‘Adem Jashari’ gjate kohes sa ishte ne detyre ne sherbim te udhetareve.

Puna dhe perkushtimi i po ketyre punonjesve eshte ajo qe rendit aeroportin tone nder aeroportet me te mira te rajonit.

Kompania jone do te ndjek te gjitha rruget ligjore ndaj ketij sulmi dhe ndaj cdo rasti tjeter kunder punonjesve tane te cilet jane edhe aseti me i vlefshem i kompanise sone”, tha ajo./IndeksOnline/