09:43 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Nota impresive e Milot Rashicës në barazimin, 1-1 ndaj Hannoverit

Werder Bremeni barazoi dje me Hannoverin në kuadër të javës hapëse të sezonit të ri në kampionatin gjerman, Bundesliga.

Në këtë ndeshje, debutoi edhe ylli i Përfaqësueses kosovare, Milot Rashica.

Megjithatë, ish-anëtari i Vitesses nuk startoi nga minuta e parë, por u inkuadrua në pjesën e dytë, transmeton IndeksOnline.

Rashica u transferua këtë verë te Werder Bremeni, ndërsa, dje u inkuadrua në lojë në minutën e 52-të duke e zëvendësuar Max Krusen.

Anësori kosovar kontriboi mjaft shumë në barazimin e Werderit, duke asistuar te goli i Selassiet në minutën e 85-të të ndeshjes.

Ky gol edhe e shëptoi Werderin nga humbja, andaj një meritë këtu i takon edhe Rashicës.

Ndërsa, WhoScored e vlerësoi Rashicën me notën 7.2 për 40 minutat e luajtur dje, me notën më të madhe pas autorit të golit, Slassie./IndeksOnline/