12:01 / E Enjte, 06 Janar 2022 / LB

Pamje/ Nxirret i prangosur nga Ministria e Mjedisit zyrtari, Bedri Halimi

Sot ka vazhduar aksioni i filluar me datë 21 dhjetor 2021 për rastin “Brezovica”, ku janë duke u bastisur 10 lokacione në qytete të ndryshme, ndër to edhe zyret e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Në këtë aksion janë arrestuar dy zyrtarë të kësaj ministrie, transmeton Indeksonline.

Njëri nga ta, Bedri Halimi është nxjerrë i prangosur nga Policia e Kosovës.

Të akuzuarit po dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti, si dhe pesë (5) qytetarë të dyshuar për dhënie të ryshfetit.

Kujtojmë se Bedri Halimi ka qenë i akuzuar më herët për keqpërdorim të detyrës zyrtare. /Indeksonline/