Pa koment: djegia e bimësisë, në Prishtinë!
Djegia e bimësisë, veçmas atyre bujqësore po vazhdon të jetë një dukuri shqetësuese në vendin tonë.
Raste të tilla ka pasur jashtëzakonisht shumë këtë vit, por edhe ditëve të fundit, të cilat kanë ngjallur jo pak reagime si te qytetarët, ashtu edhe tek institucionet.
Pavarësisht apelit dhe masave që janë paralajmëruar që do të merren, po i njëjti fenomen po vazhdon, madje midis kryeqytetit, përcjell Indeksonline.
Në disa imazhe mund të shihni se si tymi ka mbuluar rrugën “C”, në Prishtinë nga djegia e bimësisë përgjatë kësaj rruge.
Pamje këto që tregojnë se si ndotet mjedisi dhe rrezikohen njëkohësisht edhe jetë qytetarëve./Indeksonline/


