Pamje/Parakalimi i trupave të FSK-së, me rastin e Epopesë së UÇK-së

Sot ka nisur Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizim ky nga Qeveria, nën patronatin e kryeministrit, Albin Kurti.
Ngjarja që shënon dhe mbahet në nder të sakrificës dhe flijimit të familjes Jashari, nisi qysh në orët e para të mëngjesit, ku u majt edhe Seanca e Kuvendit.
Ndërsa, në orën 12:00 në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ka parakaluar Ushtria e Kosovës.
Me fjalime atyre do t’u drejtohen, presidenti Thaçi, kryeministri Kurti e kryeparlamentarja Osmani./Indeksonline

