Pamje/ Peja nis të zhytet në ujë, pas vërshimeve

Ditëve të fundit në Kosovë ka mbizotëruar mot i ligë e me reshje shiu. Në disa vende kanë nisur edhe vërshimet.
Indeksonline ka siguruar pamje nga Peja, ku shihet se qyteti tashmë ka nisur të vërshohet.
Për vërshime pati paralajmëruar edhe Agjencia e Menaxhimit Emergjent e cila bërë thirrje për gatishmëri të institucioneve dhe Strukturave për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihme për rrezikun nga vërshimet në ditët në vijim.
Siç është njoftuar, zona e Dukagjinit rrezikohet më shumë nga vërshimet./Indeksonline/



