10:09 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Pamje për tu lavdëruar, Shpend Ahmeti: Arti në hapësirat publike i jep jetë Prishtinës urbane

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se arti në hapësirat publike i jep jetë kryeqytetit.

Me një status në llogarinë e tij në Facebook, ai ka njoftuar se tashmë kanë përfunduar të gjitha punimet e renovimit të nënkalimit në “Kalabri”, transmeton IndeksOnline.

No photo description available.

Shkrimi i tij i plotë:

Arti në hapësirat publike i jep jetë Prishtinës urbane e kur aplikohet në hapësirat e nënkalimeve i bën më atrtaktive për të i shfrytëzuar.

Tashmë kanë përfunduar të gjitha punimet e renovimit të nënkalimit në “Kalabri” përballë Qendrës Klinike Universitare, pjesë e projektit e Drejtorisë së Shërbimeve Publike që filloi vitin e kaluar.

May be an image of one or more people and people standing

Punime për rregullim dhe renovim po bëhen edhe te nënkalimet në “Kalabri”, “Dardania”, te Xhamia e Llapit dhe në Bardhosh.

Shfrytëzimi i nënkalimeve është i rëndësishëm dhe ndikon në rritjen e sigurisë të këmbësorëve, sidomos në pjesët e Prishtinës ku kemi qarkullim të madh.

May be an image of one or more people, footwear and street