Pamje: Personat e lënduar nga fishekzjarrët arrijnë në QKUK

7 persona kanë marrë lëndime trupore gjatë festimit të ndërrimit të motive,shkruan IndeksOnline.
indeksOnline ka arritur të siguroj pamje nga momenti kur të lënduarit arrijnë në QKUK për të marr trajtim mjekësor.

Mjeku kujdestar në QKUK, Agron Citaku, ka bërë të ditur se në minutat e parë të filliimit të vitit të ri nuk ka një fluks të madh të pacientëve.

“Kemi 7 raste me mjete pirroteknike dhe një me plumb qorr. Pjesa dërrmuese e tyre janë në shtëpi, ndërsa tre jemi duke i trajtuar. Lëndime kanë marrë më së shumti në duar dhe krahë”, tha ai./IndeksOnline/

