75 Mall Live Search
10:59 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pamje plantacionesh me bimë narkotike, në Koshare të Gjakovës, policia i shkatërron të gjitha

Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Perëndimi Gjakovë, më 13.10.2019, kanë marrë informacione se në rajonin e Koshares dyshohet se ka të mbjella bimë narkotike.

Policia ka patrulluar atë zonë dhe ka arritur të gjente pesë plantacione të mbjella me bimë që dyshohet të jenë narkotike.

Policia kufitare ka njoftuar Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, të cilët po ashtu kanë dalë në vendngjarje.

Në atë rajon janë gjetur 4050 (katër mijë e pesëdhjetë) bimë, gjatësia e të cilave ishte nga një metër deri në tre metra e gjysmë. Policia ka shkulur dhe ka shkatërruar (djegur) bimët e gjetura në atë lokacion.

Për rastin është njoftuar Prokuroria për Krime të Rënda në Gjakovë dhe është iniciuar rasti “kultivim i bimëve narkotike, substancave psikotrope dhe analoge”.