Pamje/Policia e Podujevës pajisjet me armë të gjata

Për herë të parë, Stacioni i policisë i Podujevës është pajisur me armë të gjata, raporton IndeksOnline.
Pjesëtarët e policisë janë parë sonte në qendër të Podujevës, duke patrulluar me armë të gjata. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, mirëpo në prag të festave të fundvitit, policia shton vigjilencën në gjithë botën.
Së fundi, në krye të Stacionit policor në Podujevë është vendosur Isak Ejupi, i cili edhe në të kaluarën ka qenë komandant i policisë, në Podujevë.
Patrullime me armë të gjata në fund të vitit nga policia janë parë edhe në kryeqytet./IndeksOnline/



