75 Mall Live Search
12:11 / E Diele, 24 Prill 2022 / LB

Pamje/ Policia jep detaje për aksidentin në Fushë Kosovë, ngasësi i automjetit ka ikur nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në Fushë Kosovë, saktësisht para ETC-së ku një veturë ka goditur një person.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Indeksonline se e aksdentuara është dërguar për tretman mjekësor.

Ajo ka bërë të ditur se Polcia po punon në identifikimin e personit/ngasësit të automjetit të përfshirë, pasi që i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 11:00,  në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është  përfshirë një  automjet në levizje dhe një këmbësore.

Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e  cila është dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut, të cilët përveç që po hetojnë  rrethanat  e këtij aksidenti, janë duke punuar në identifikimin e personit/ ngasësit të automjetit të përfshirë në aksident, pasi që i njëjti  ka ikur nga vendi i ngjarjes.