12:13 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pamje/ Policia me aksion në Ferizaj, ndalon shitjen ilegale të druve

Me fillimin e stinë së vjeshtës, përgatitjet për dimër fillojnë thuajse në cdo familje kosovare, për tu furnizuar me ngrohje, rrjedhimisht për të siguruar dru gjatë sezonit dimëror.

E ata që përfitojnë nga kjo situatë jo rrallë herë janë shitësit ilegal të drunjtëve të cilët i gjeni në vende të caktuara në mbarë qytetet e Kosovës.

Mirëpo Policia e Kosovës që çdoherë është e gatshme të  ndalojë veprimtarit ilegale, edhe kësaj radhe ka ndaluar disa shitës të tillë.

IndeksOnline ju sjell pamje nga qyteti I Ferizajt, ku Policia e kësaj komune përmes një aksioni ka parandaluar shitjen e drunjtëve në mënyrë ilegale.