75 Mall Live Search
16:06 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

Pamje/Policia parandalon përleshjen mes dy grupeve në lumin Ibër

Policia e Kosovës në Mitrovicë ka parandaluar përleshjen mes dy grupeve të qytetarëve nga jugu dhe veriu i Mitrovicës të cilët janë përleshur verbalisht në lidhje me ndërtimin e një ure improvizuese mbi lumin Ibër, e cila ndodhet afër urës kryesore, raporton IndeksOnline.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth mesditës, derisa kompania “Lirigzoni” ishte duke kryer punimet në vazhdimin e projektit të liqenit akumulues, përkatësisht rregullimin e sipërfaqeve buzë Ibrit, nga të dyja pjesët e saj.

IndeksOnline ka raportuar edhe më heret në lidhje me këtë ngjarje të tensionuar./IndeksOnline/