75 Mall Live Search
19:36 / E Martë, 18 Maj 2021 / OSH

Pamje: Policia tërheq trupin e viktimës nga vendi ku ndodhi vrasja në Pejë

Policia e Kosovës para pak minutash ka tërhequr trupin e viktimës nga lokali ku ndodhi vrasja në komunën e Pejës.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka identifikuar të dyshuarin për vrasjen e 40-vjeçarit, Gëzim Kastrati nga Peja.

I dyshuar është Xh.Januzi i cili aktualisht ndodhet në arrati për vrasjen e sotme të ndodhur në një lokal në rrugën “Gjon Gazulli” në Pejë.

Vrasja është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:36 minuta policia është njoftuar se në rrugën “Gjon Gazulli” në Pejë ka të shtëna me armë zjarri, ku pasi i janë përgjigjur rastit kanë hasur në një person i cili ka qenë i lënduar nga arma e zjarrit. Autoambulanca ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka deklaruar Gashi./IndeksOnline/