Pamje, Prishtina në ditën e parë, pas vendosjes në karantinë

Që nga dita e djeshme Prishtina është vendosur në karantinë.
Kurse deri sot në orën 17:00 qytetarët kanë të drejtë që të dalin jashtë apo të hyjnë brenda Prishtinës, shkruan IndeksOnline.
Në disa fotografi të siguruara shihet që gjendja në rrugët kryesor të kryeqytetit është mjaftë e qetë miëpo qarkullim më i madh vërehet në lagjet më periferike të kryeqyetit.

Po ashtu kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tregoi kategoritë të cilat janë të liruara nga ky karantinim dhe kanë të drejtë qarkullimi.

Ku sipas Ahmetit personat të cilët punojnë në institucione shëndetësore, të sigurisë, në fushën e mediave dhe disa fusha të tjera kanë të drejtë të lëvizin brenda po ashtu edhe jashtë Prishtinës./IndeksOnline/.





