10:40 / E Martë, 24 Maj 2022 / LB

Pamje/ Prishtina ‘vlon’ nga mbeturinat

Kompania për menaxhimin e deponive ka mbyllur dyert e deponisë në Mirash për kamionët e Kompania Regjionale “Pastrimi” Sh.A, kësisoj grumbuj të mëdhenj të mbeturinave vërehen pothuajse kudo në Prishtinë.

Në fotot e mëposhtme mund të shihni grumbullin e madh të mbeturinave të cilët nuk janë larguar nga kontejnerët në qendër të Prishtinës, por edhe në lagje të tjera në kryeqytet, transmeton Indeksonline.

Këto pamje kanë irrituar qytetarët e Prishtinës të cilët po kërkojnë që ky problem të zgjidhet dhe të mos shohin pamje të tilla në kryeqytet.