Pamje/Punimet në lumin Ibër, situata gati të eskalojë

Kosova vazhdon të jetë nga shtetet e prekura me virusin korona, derisa ka shkuar në 16 numri i të infektuarve.
Pavarësisht që instucionet e Republikës së Kosovës, vazhdimisht po kërkojnë dhe po apelojnë qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të ruajtur qetësi dhe për të parandaluar përhapjen e kësaj pandimie, situata s’duket e tillë edhe në Mitrovicë.
Ky incident erdhi për shkak të kontestit në mes dy komunave asaj të veriut dhe jugut rreth shtratit të Ibrit, derisa punimet janë ndaluar.
Burime të Indeksonline mësojnë se situata afër lumit Ibër ishte para eskalimit, madje kjo edhe para syve të Policisë, ku serbët me makineri të tyre kane prishur një pjesë të madhe të shtratit të lumit, ndërsa u desh edhe intervenimi i njësiteve policore.
Indeksonline sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa në ndërkohë dëgjohen edhe britmat teksa përplasen makineritë./Indeksonline