13:56 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / OSH

Pamje që nuk duhen humbur/ Meteori jep spektakël në qiell

Një meteor është parë të përshkonte qiellin në Japoni dhe e gjithë vëmendja e televizioneve dhe mediave sociale u fokusua aty.

Meteori shndriste, ndërsa binte me shpejtësi përmes atmosferës së Tokës. Shumë njerëz në Japoninë Perëndimore pa humbur kohë e fotografuan atë moment dhe e shpërndanë me shpejtësi në rrjetet e tyre sociale.

Televizioni publik NHK, në Japoni, tha se kamerat e tij në prefekturat qendrore të Aichit, Mies dhe zona të tjera kishin mundur të fiksonin lëmshin e zjarrit në qiellin jugor.

Një kamerë në portin Nagoya po ashtu tregonte meteorin që shndriste si një hënë e plotë, ndërsa i afrohej Tokës.

Disa ekspertë thonë se fragmente të vogla të meteorit mund të kenë arritur në Tokë, por pa mundur të lokalizonin vendet e rënies së tyre.