14:41 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pamje që të këpusin shpirtin: Ariu polar po ngordh urie pas shkrirjes së akujve (Video)

Imazhet e një ariu polar që ishte duke ngordhur prej urie janë kthyer në simbolin e shkëncëtarëve që po japin alarmin për ngrohjen globale dhe rreziqeve që paraqiten për gjallesat.

Ariu u filmua nga ekipi i National Geographic në ishullin Baffin në veri të oqeanit Atlantik, i cili ishte dobësuar shumë dhe kishte hyrë në një territor të banuar në kërkim të ushqimit.

“Po e ndiqnim atë duke filmuar ndërsa lotët na rridhnin në faqe. Ushqimi i arinjve polar është i ndaluar dhe nëse ai nuk gjen ndonjë burim tjetër ushqimi, i kanë mbetur vetëm disa orë jetë”., -shprehet Paul Nicklen, fotograf i National Geographic.

Temat: