17:06 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pamje që tregojnë planin e hajnave në Prishtinë, e mashtrojnë shitësen e lokalit!

Një vjedhje ka ndodhur para disa ditësh në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë.

Indeksonline ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes. Të përfshirë në këtë hajni ishin dy persona.

Plani i tyre fillimisht ishte që të hutohet punëtorja e lokalit, duke e thirrur jashtë për t’ia treguar çmimet e biçikletave.

Pastaj, siç shihet në video, tjetri futet në lokal dhe i merr kuletën shitëses së këtij biznesi të vogël në kryeqytet.

Mësohet se në kuletën e shitëses ishin rreth 100 euro si dhe dokumentet personale.

Video: