75 Mall Live Search
23:04 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Pamje/Rajoni i Prizren sot u “godit” nga breshëri që ra si topa bore

Momentalisht në vendin e Kosovës është duke rënë breshër i madh.

Në disa video dhe fotografi që kanë dërguar lexuesit në adresë të IndeksOnline shihet gjendja e motit atje, dhe sasia e madhe e breshërit që ka rënë.

Ndër to është edhe komuna e Prizrenit, fshati Krusha e Madhe, Studenqan dhe në Zym të Hasit.

Kujtojmë se meterologët kanë lajmëruar se këto ditë do të mbaj mot jostabil dhe me shi.

Ndërsa ditën e premte parashihet të mbretëroj mot kryesisht me diell dhe i freskët, e në fundjavë kryesisht me kthjellime, me rritje graduale të temperaturave./IndeksOnline/

Fshati Zym i Prizrenit

Suharekë
Krusha e Madhe
Prizren