Pamje/Rama shkon në asamblenë komunale të Prishtinës për ta dhënë betimin si kryetar i kryeqytetit

Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama ka shkuar para orës 10:00 në asamblenë komunale të Prishtinës, ku do të bëhet betimi dhe nënshkrimi i deklaratës solemne për marrjen e detyrës së Kryetarit të ri të komunës së Prishtinës.
Poashtu sot do të bëhet edhe betimi i anëtarëve të ri të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, transmeton Indeksonline.
Sot është planifikuar të mbahet edhe ceremonia inauguruese e pranim dorëzimit të detyrës së kryetarit të kryeqytetit.


