16:38 / E Diele, 09 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pamje/ Rrahje mes disa personave në Prishtinë, momenti kur kapen nga policia

Një incident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Lagjen Lakrishtë në kryeqytet.

Bëhet fjalë për një rrahje mes disa personave, derisa rastin në fjalë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe Zyra e Policisë së Kosovës.

“Rrethe orës 14:40 Policia ka pranuar një informatë për një rast rrahje në progres në lagjen Lakrishtë në Prishtinë, ku ishin përfshirë disa persona. 

Me këtë rast janë angazhuar njesitrt relevante policore dhe me të arritur në lokacion kanë hasur në dy persona duke u rrahur mes veti dhe me ketë rast është arritur që të dy personat të arrestohen dhe më pas të dërgohen në stacion policor për procedura të mëtejme”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Tutje bëhet e ditur se të njejtëve do t’u ipet edhe asistencë mjekësore, pasi që dyshohet se kanë marrë lëndime të lehta./Indeksonline