22:41 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / A. S

Pamje/Rrahje mes vajzash në pikë të ditës në Istog

Rastet kur të rinjtë rrihen ndëmjet vete, në vazhdimësi raportohen nëpër medie, shkruan IndeksOnline.

Grushtime, lëndime, e fyerje tashmë janë bërë thuajse të zakonta në mesin e adoleshentëve.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe ditën e sotme në Komunën e Istogut.

Në videon e dërguar nga lexuesit e IndeksOnline shihet një grup vajzash teksa rriheshin ndëmjet vete, në Stacionin e autobusëve të kësaj komune.

Njëra nga vajzat ka përfunduar në tokë e ndaj saj, nuk mungonte kapja e flokëve, por as shqelmat nga një vajzë tjetër, e cila nuk merr mundin ta ndalonte askush.

IndeksOnline ju sjell pamje: