Pamje rrënqethëse, kamionët me ndihma nga Kosova, “pushtojnë” Shqipërinë mëmë
“Rruga e Kombit”, përkatësisht drejtimi për në Shqipëri është mbushur që nga mëngjesi me kamionë nga Kosova.
Dhjetëra-qindra kamionë më ndihma të ndryshme kanë marrë udhën për në Shqipëri ku brenda pak orësh pritet të arrijnë te familjet e zonave të prekura nga tërmeti.
Ushqime, veshëmbathje, gjëra higjienike dhe gjithçka tjetër janë nisur nga qytete të ndryshme të Kosovës. /Indeksonline/