75 Mall Live Search
19:39 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pamje rrëqethëse: Shikoni se si shembet banesa 4 katëshe e familjes Lala në Durrës

Pamje rrëqethëse janë publikuar nga shembja e banesave në qytetin e Durrësit gjatë aktivitetit sizmik.

Videoja e mësipërme tregon momentin se si u shemb ndërtesa 4 katëshe në zonën e ish kënetës në Durrës, ku nën rrënoja mbetën shumë persona të familjes Lala nga Dibra.

Në video shihet se si ndërtesa ishte fillimisht gjysmë e shembur, por lëkundjet e vazhdueshme sizmike kanë shembur gjithçka.