Pamje/ Rrokulliset një automjet në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një automjet në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në fshatin Bllacë të Suharekës është rrokullisur.
Indeksonline ka siguruar pamje nga vetaksidenti që ka ndodhur pak momente më parë.
Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky vetaksident.
Ndërkohë që Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë detaj përkitazi me këtë rast.