75 Mall Live Search
22:28 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / B XH

Pamje se si filloi rrahja te Rruga B dhe vazhdoi më pas në Bregun e Diellit

Janë publikuar pamjet nga përleshja fizike mes disa personave që ndodhi në orët e mbrëmjes në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë.

Në një video të siguruar nga IndeksOnline shihet se rrahja mes disa personave ka përfunduar në Rrugën ‘B’ për të vazhduar me pas në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në lagjen ‘Bregu i Diellit’.

Nga kjo përleshje, një person ka mbetur i lënduar dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën Vëllezërit Gërvalla në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se një person ka mbetur i lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana për IndeksOnline.

Sipas tij, personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /IndeksOnline/