Pamje/ Shkritoret e asfaltit, ngulfatin Klinën në tym të zi

Në Kosovë vazhdon të jetë gjendje e rëndë, si pasojë e pandemisë COVID-19.
Por, duket se qytetarët e Republikës së Kosovës, veç këtij virusi, edhe këtë vit do të jenë në rrezik nga ajri i ndotur.
Një qytetar në adresë të IndeksOnline, ka dërguar një video, ku shihet qyteti i Klinës i ngulfatur në tym të zi. Ai ka thënë se ky tym po vjen nga shkritoret e asfaltit.
Kujtojmë që në Kosovë është kryer një studim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për ekspozimin ndaj PM, me qëllim të llogaritjes së efekteve shëndetësore ndaj popullsisë. Ky studim ka treguar se nga 1,000 vdekje totale në Kosovë, 6 janë si pasojë e ndotjes së ajrit.
Ndryshe, ndotja e ajrit shkakton 9 milionë vdekje në botë çdo vit, e cila është e barabartë me ¼ e vdekjeve totale./Indeksonline