21:52 / E Diele, 04 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pamje shokuese, kështu u parandalua një vajzë e cila donte të hidhej nga kati i 7-të i banesës në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është mundur të parandalohej ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku një vajzë e re, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ka tentuar të hidhet nga kati i 7-të i banesës së saj, pranë shëtitores Vlorë-Skelë.

Nuk dihen ende arsyet që e çuan të renë të merrte vendimin drastik, por fatmirësisht një gjë e tillë është mundur të parandalohet në kohë.

Nga pamjet e mëposhtme të mbërritura në redaksinë e FaxWeb.al,  shihet qartazi se dikush i vjen në ndihmë për të mos lejuar rënien e saj nga ballkoni i ndërtesës.