75 Mall Live Search
14:17 / E Martë, 17 Janar 2023 / B O

Pamje shokuese në Klinë, tre persona e rrahin dhe e fusin më zor në makinë një të ri

Një video shokuese po qarkullon orëve të fundit në rrjetet sociale. Në raportimin e bërë thuher se ngjarja ka ndodhur në Klinë.

Sipas raportimit të një qytetari, Argjend Morina është personi që rrahet e maltretohet, e më pas futet me zor në një veturë.

Sipas këtij njoftimi, Jetmir e Meriton Gashi si dhe Mirlind Thaçi janë tre personat që rrahin Morinën.

Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i Policisë së Kosovës për këtë rast skandaloz./Indeksonline/