21:33 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pamje shokuese brenda zhveshtores së Boca Juniors, për çudi loja do luhet

Finalja e parë e Kupës së Libertadores u shty me rreth 23 orë për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ndërsa kjo e dyta do të startojë me 60 minuta vonesë për shkak të “reshjeve të gurëve” të tifozëve.

Ndërkohë që skuadra e Boca Juniorsit po shkonte drejt stadiumit “Monumental” për finalen e kthimit, u sulmua me një “breshëri” gurësh nga ana e tifozëve vendas të River Plate, duke bërë që të thyheshin xhamat e autobusit.

Menjëherë ndërhyri policia me gaz lotsjellës, për të shpërndarë tifozërinë, por gazi depërtoi edhe në autobus, duke lënë pasoja te të paktën 7 futbollistë të Bocas, ku gjendja e Carlos Tevez duket më shqetësuese.

Pikërisht për këtë arsye, zhvillimi i sfidës së sotme ishte në dyshim të fortë, por pas vizitës së specializuar ndaj lojtarëve të prekur, u vendos që Superclasico të startojë në orën 23:15