Pamje shokuese të një aksidenti në Pejë, shihni se si përplasen veturat
Një aksident i rëndë trafiku ndodhi ditë më parë në fshatin Leshan, saktësisht në magjistralen Pejë-Prishtinë.
Në këtë aksident ishin përfshirë tri vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore pësuan pesë persona, dy meshkuj dhe tri femra.
Por Indeksonline ka arritur të sigurojë videon e momentit kur ndodhi aksidenti në fjalë. Në pamje shihet qartë se si veturat përplasen me njëra-tjetrën dhe më pas gati futen në një lokal që gjenden në afërsi të rrugës.
Duhet përkujtuar që aksidentet kanë qenë në numër të madh përgjatë gjithë këtij viti, madje shumë prej tyre ishin edhe me fatalitet. Për këtë arsye shpesh herë Policia e Kosovës ka kërkuar nga të gjithë qytetarët, pjesëmarrës në komunikacion të jenë më të kujdesshëm në mënyrë që të shmangen këto aksidente./Indeksonline/