Pamje shqetësuese, deputeti afër vendeve ku po digjen malet

Derisa Kosova dhe thuajse gjithë bota po përballet me një situatë pandemike të shkaktuar nga virusi COVID-19 disa qytetarë kanë vendosur që situatën ta bëjnë edhe më të vështirë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka publikuar pamje nga djegia e të fushave dhe maleve në Shalë të Bajgorës dhe Podujevë.
Deputeti apeloi për mos-ndezjen e zjarreve përmes publikimit të disa pamjeve, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:
Apel për mos ndezje të zjarreve nëpër fusha dhe male.
Këto pamje janë në Shalë të Bajgorës dhe Llap.
