20:34 / E Shtunë, 01 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pamje shqetësuese nga Aeroporti i Prishtinës: Tollovi, pa maska e distancë sociale!

Pandemia COVID-19 ka ndikuar dukshëm në ardhjen e bashkëatdhetarëve, por një pjesë e tyre edhe këtë verë asgjë s’i ka ndaluar që të vijnë në vendlindje.

Derisa një fluks veturash, një kolonë prej 1 ore, u pa pasditen e sotme në pikën kufitare Merdarë, për ata që kanë zgjedhur trafikun rrugor, disa të tjerë vendosën ta zgjedhin atë ajror.

Indeksonline sjellë pamje nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë (rreth orës 20:00), ku shihen qytetarë të shumtë duke pritur jashtë.

Kjo pamje është më së shqetësuese, për faktin se qytetarët nuk po respektojnë distancën sociale, grumbullimi i tyre, ani pse me vendimin e fundit të qeverisë ndalohej turma prej më shumë se 5 persona në vende publike, po ashtu edhe shumica nga ta ishin pa maska.

Kujtojmë që pamje të ngjashme patëm edhe mbrëmë në Prizren e Gjakovë, në kafiteri të ndryshme./Indeksonline