75 Mall Live Search
18:28 / E Mërkurë, 19 Gusht 2020 / indeksADMonline

Pamje shqetësuese nga Mitrovica/ Serbët duke pritur për 130 euro të Qeverisë, askund distancë

Gjendja si pasojë e pandemisë COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë.

Janë bërë më shumë se gjashtë muaj prej kur qytetarët po ballafaqohen me këtë virus, derisa numri i të infektuarve ka shkuar mbi 11 mijë.

Rritja e rasteve të javëvë të fundit madje ka shtyrë Qeverisë të merr edhe disa masa rigoroze, siç është ajo e bartjes së maskave dhe distancës sociale, veçmas mos grumbullimi i qytetarëve.

Por, pamje shqetësuese vijnë nga Mitrovica, gjegjësisht nga Lagjja e Boshnjakëve.

Indeksonline pasqyron gjendjen e ditës së sotme, ku dhjetëra qytetarë të komunitetit serbë të Mitrovicës së Veriut, po prisnin për 130 euro tashmë që po ekzekutohen si ndihmë sociale nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ndryshe, në vend të ngjarjes shihen edhe Policia e Kosovës.

Pamje të ngjashme kemi hasur edhe në disa pjesë të ndryshme të vendit, ku qytetarët po prisnin para bankave për t’i nxjerrë paratë e premtuara si ndihmë për shkak të gjendjes së krijuar të rëndë ekonomike./Indeksonline