Pamje si nëpër filma, hajnat lidhin shitësin në Suharekë dhe gjuhen me policinë

Një plaçkitje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Suharekë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se cak i hajnave ka qenë një argjendari.
Hajnat të cilët kanë tentuar ta plaçkisin argjendarinë, kanë lidhur shitësin si dhe janë gjuajtur me armë me policinë e Kosovës.
Në video të cilat i ka siguruar “Indeskonline”, shihen hajnat e maskuar brenda argjendarisë, teksa jashtë saj njëri nga plaçkitësit gjuan me armë zjarri.
Pamje nga plaçkitja në Suharekë: