75 Mall Live Search
11:04 / E Enjte, 25 Janar 2024 / L K

Pamje si në filma, gjenden disa të vrarë në shkretëtirën e Kalifornisë

Gjashtë persona janë gjetur të vdekur në shkretëtirën Mojave në Kaliforninë jugore.

Policia po heton se kush qëndron pas vrasjeve pasi gjashtë trupa u gjetën të shpërndarë në një zonë të largët të shkretëtirës.

Deri më tani nuk ka të dhëna për identitetin e të vrarëve.

Zyrtarët thanë se shkaku dhe mënyra e vdekjes ende nuk janë konfirmuar, por Victor Valley News raporton se të gjitha viktimat u qëlluan.

Pamjet ajrore nga vendi i ngjarjes treguan trupa të shumtë të përgjakur në tokë me dhjetëra gjurmë dhe gëzhoja rreth tyre.

Disa nga viktimat gjithashtu dukej se ishin djegur. Në vendngjarje janë gjetur edhe dy automjete./Indeksonline/