19:32 / E Mërkurë, 21 Korrik 2021 / OSH

Pamje si në filma, hajnat i hynë një llapjanit, i vjedhin para dhe gjësende tjera

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Obranqë të Podujevës.

Shtëpia e Alban Demiriti ka qenë cak i hajnave. Ai në një prononcim për Indeksonline ka treguar se vjedhja i ka ndodhur para 2 jave.

“Para 2 javë, me 07.07.21, dikur ka ora 21:45 kishin hyrë dy hajna te ne në shtëpi dhe kishin vjedhur para të gatshme dhe gjëra tjera të vlefshme. Edhe pse prindërit tanë ishin duke flejt.

“Kamera e sigurisë kishte regjistruar çdo gjë edhe fytyra e njërit nga ta dallohej goxha mirë.”

“Rastin e kemi lajmëruar menjëherë në polici, por ata fatkeqësisht nuk janë duke ndërmarrë sa duhet deri me tani”, u shprehë ai duke kërkuar ndihmë nga qytetarët që të identifikojnë vjedhësit.  

Personat që I njohin hajnat, mund t’i shkruajnë Indeksonlines.  Hajnat kanë arritur të marrin para të gatshme rreth 3000 euro dhe gjësende tjera me vlerë.

Më poshtë keni videon e plotë kur hajnat thyejnë shtëpinë e familjes Demiri: